LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja e vërtetë pse Jennifer Lopez e bëri personalisht kërkesën për divorc dhe jo përmes një avokati

Arsyeja e vërtetë pse Jennifer Lopez e bëri personalisht kërkesën për divorc dhe jo përmes një avokati
Foto: Valerie Macon/AFP

Një ekspert ligjor gjithashtu ka dhënë mendimin e tij pse beson se Jennifer Lopez e famshme ka trajtuar çështjen ligjore vetë, gjë që është parë si një veprim i pazakontë, veçanërisht në botën e të famshmëve.

Marilyn Chinitz, e cila është partnerja e divorcit në kompaninë ‘Blank Rome LLP’, tha për People të mërkurën: “Mendoj se ajo thjesht dëshironte ta përfundonte këtë gjë, [se] kishte shumë hezitime dhe lëkundje nga të dyja anët, dhe ky është një mesazh, ‘Po ec përpara, po e depozitoj kërkesën dhe po e bëj vetë'”.

Ekspertja ligjore shtoi gjithashtu se beson që ish-çifti i fuqishëm ndoshta “po punojnë me një ndërmjetës”, shkruan DailyMail.


Chinitz nuk ka asnjë lidhje me rastin, por beson se ky veprim u bë si një mënyrë për të provuar se Jennifer është gati të ecë përpara.

Ajo tha: “Mendoj se është një deklaratë e qartë nga ana e saj duke thënë, ‘Po ec përpara. Me ose pa këshilltarë ligjorë, do ta depozitoj kërkesën'”.

Sa i përket raportimeve se nuk kishte një marrëveshje paramartesore, ekspertja ligjore beson se kjo do të ishte “jashtëzakonisht e pazakontë” nëse do të ishte e vërtetë.

Chinitz tha: “E vetmja herë që nuk sheh njerëz të kenë një marrëveshje paramartesore është kur ata kanë vendosur shumicën e pasurive të tyre në një fond për fëmijët e tyre, dhe këto fonde janë krijuar dhe nuk do të ishin pjesë e pronës së përbashkët”.

Ajo gjithashtu theksoi se nëse divorci do të jetë miqësor apo jo do të varet nga veprimi i ardhshëm publik i Benit.

Ajo tha: “Mendoj se hapi tjetër është të shohim se si do të përgjigjet ai [Affleck], dhe kjo do të na japë një ide se çfarë po ndodh”.

Jennifer dhe Ben filluan të takohen për herë të parë në vitin 2002 pasi u lidhën gjatë xhirimeve të filmit “Gigli” dhe shumë shpejt u fejuan.

Por ata i dhanë fund marrëdhënies në vitin 2004, pak para se të martoheshin.

Të dy u martuan me njerëz të tjerë – ajo u martua me Marc Anthony në vitin 2004, ndërsa ai u martua me Jennifer Garner në vitin 2005 – por pasi u ndanë nga partnerët e tyre përkatës, ata përfundimisht u rikthyen bashkë.

Ata rindizen dashurinë e tyre në vitin 2021 dhe u martuan në Las Vegas në korrik të vitit 2022.

Por tani, pas muajsh me thashetheme të vazhdueshme se martesa e tyre po përfundonte, Jennifer ka kërkuar edhe zyrtarisht divorcin.

Ajo e përshkroi datën e ndarjes si 26 prill 2024, sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga DailyMail.

Çifti nuk kishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore para se të martoheshin, kanë zbuluar burimet.

Ben ka folur më parë për dëshirën e tij për të mbajtur marrëdhënien e tyre “private” në dokumentarin e Jennifer Lopez, “The Greatest Love Story Never Told”.

Filmi i pason krijimit të albumit të saj të fundit, “This Is Me… Now”, shumica e të cilit është frymëzuar nga romanca e saj me Benin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin

I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin "Phoenix" në gjashtë vjetorin e publikimit të tij

Magazina
Kalo në kategori