Arsenali nuk pritet të bëjë përforcime këtë janar, pavarësisht përpjekjeve për të nënshkruar me Mathys Tel, Ollie Watkins dhe Benjamin Sesko.

Sipas Football Transfers, ata tentuan të sjellin anësorin e Athletic Bilbao, Nico Williams, por nuk arritën një marrëveshje.


Athletic Bilbao kërkon që çdo ofertë të tejkalojë klauzolën e lirimit prej 58 milionë euro.

Nico Williams 2

Arsenali mund të jetë i gatshëm të paguajë më shumë se klauzola në verë për kushte më të favorshme pagese.

Klubi synon gjithashtu Martin Zubimendin e Real Sociedad, i cili ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro.

Martin Zubimendi

Ndërkohë, Williams duket se nuk është i interesuar të largohet në mes të sezonit, duke refuzuar edhe Barcelonën më parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app