Arsenali pritet të bëjë një lëvizje zyrtare për objektivin kryesor të afatit kalimtar të janarit, sipas disa raportimeve të befasishme. 

Martin Zubimendi, Eberechi Eze dhe Viktor Gyokeres iu bashkuan Arsenalit me shuma të konsiderueshme transferimesh. 


Përveç tyre, u transferuan edhe Noni Madueke, Cristhian Mosquera, Christian Norgaard dhe Kepa Arrizabalaga, ndërsa Mikel Arteta siguroi Piero Hincapie në ditën e fundit të afatit kalimtar.. 

Pavarësisht se shpenzuan 255 milionë euro këtë verë, ‘Topçinjtë’ nuk ndalën së shikuari për përforcime të mëtejshme. 

Sipas Caught Offside, Arsenal ka monitoruar mbrojtësin qendror Luiz Benedetti dhe pritet të bëjë një lëvizje zyrtare për të në janar. 

19-vjeçari ka tërhequr shumë vëmendje pas paraqitjeve të tij në Brazil, ndërkohë që edhe Barcelona po e ndjek situatën e tij nga afër. 

Ai ka tërhequr interesin e elitës së futbollit evropian për aftësinë e tij për të nisur aksione nga prapa dhe forcën e tij në duelet ajrore. 

Arsenali e sheh Benedettin si një alternativë me përmasa fizike të përshtatshme për kërkesat e Ligës Premier.

Përveç talentit në fushë, ai po tërheq vëmendje edhe për vlerën e tij në treg. 

Aktualisht i vlerësuar në 500,000 euro, me përfshirjen e Arsenalit dhe Barcelonës në garë, çmimi i tij mund të shkojë në disa milionë euro./Telegrafi/

telegrafi sport app