Goal.com ka përpiluar formacionin më të mirë të kombinuar për supersfidën e finales së Carabao Cup në mes të Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Arsenali dhe Manchester City do të ndeshen mes vete në finalen e Carabao Cup.


Topçinjtë kanë arritur në finale pasi kanë mposhtur rivalët e urryer lokal të Chelseat, ndërsa City erdhi pasi mposhti Bristol Cityn.

Megjithatë, të dy skuadrat, sikurse Arsenali ashtu edhe Man City kanë apetite për ta fituar trofeun e parë në këtë sezon.

Xhaka Aguero Xhaka gjatë një dueli me Agueron (Getty Images)

Portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar formacionin më të mirë të kombinuar me lojtarë të të dyja skuadrave.

Në këtë formacion, sigurisht që dominojnë lojtarët e liderit aktual të Ligës Premier, Cityt, të cilët kanë tetë lojtarë, për dallim nga Arsenali me vetëm tre.

Te Arsenali janë vetëm Laurent Koscielny, Mesut Ozil dhe Pierr-Emerick Aubameyang, ndërsa City ka në përbërje Ederson, Nicolas Otamendi, Aymeric Laporte, Fernandinho, Kevin de Bruyne, Raheem Sterling, Leroy Sane dhe Sergio Aguero.

Ndryshe, finalja e Carabao Cup zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në stadiumin Wembley në Londër. /Telegrafi/ Formacioni i kombinuar Arsenal-Man City:

arsenal man city 11

telegrafi sport app