Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor ka bërë që arroganca e strukturave udhëheqëse qoftë në nivelin lokal apo atë qendror të jetë gjithnjë e më e theksuar në Maqedoninë e Veriut, thonë njohësit e çështjeve politike.
Këto komente vijnë pas një varg skandalesh të cilat dolën në sipërfaqe nga përfaqësues të strukturave të larta politike që janë pjesë e Qeverisë, ndërkohë që deri më tani askush nuk është përgjigjur për një gjë të tillë para organeve të drejtësisë.
Gjatë kësaj jave, kanë nxitur reagime të shumta verimet e dhunshme të këshilltarit të partisë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, Nefi Useini, ndaj një profesori i cili e ka denoncuar se në mënyrë të paligjshme është kyçur në rrjetin e ujësjellësit.
Por, gjatë kësaj vere në mes të seancës të Këshillit të Komunës së Ohrit, këshilltari nga radhët e BDI-së, Nefi Useini, fizikisht ka sulmuar kolegun e tij nga Lëvizja BESA, Xhemal Mena.
Useini, përmes një reagimi me shkrim për mediat, ka theksuar se parti politike të caktuara, sipas tij, e kanë vënë në kurth.
Gjatë të mërkurës, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka thëne se policia po ndërmerr masa lidhur me incidentin që e shkaktoi këshilltari i Ohrit dhe biznesmeni Nefi Useini.
Ai njëherësh i ka bërë thirrje Prokurorisë publike të veprojë dhe të gjithë së bashku, siç ka nënvizuar “ ta kundërshtojmë sjelljen e dhunshme dhe të paligjshme pa dallim kush prej ku vjen”.
Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa herë është zotuar se çdo kush që shkel ligjin do të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Ai këto deklarata i ka bërë pas një varg skandalesh të cilat dolën në sipërfaqe nga përfaqësues të strukturave politike që janë pjesë e Qeverisë.
“Pavarësisht se për kënd bëhet fjalë nëse shkel ligjin do të përballet me drejtësinë. E theksoj se ligjet vlejnë për të gjithë njëlloj”, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Njohësit e çështjeve politike thonë se sjellja e politikëbërësve do të ndryshojë në momentin që do të veprojnë organet e drejtësisë në të kundërtën gjithçka do të paraqet vetëm dëshirë për qeverisje të ndërgjegjshme.
Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike për radion Evropa e Lirë thotë se mos funksionimi I sistemit gjyqësore është ajo prej ku marrin forcë strukturat udhëheqëse të jenë arrogant me verimet e tyre duke mos zbatuar normat ligjore.
“Qeveritarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, guximin për të vepruar kështu siç janë duke vepruar, duke demonstruar jo vetëm arrogancë por duke pasur edhe një sjelle që nuk përkon me demokracinë dhe funksionimin e aparatit të një shteti demokratik, e gjejnë në kaosin që mbizotëron në këtë vend sepse ne nuk pamë gjatë kësaj periudhe tranzitore të ndërrimit të pushtetit, pushtet real, por pamë vetëm premtime për funksionimin e shtetit të së drejtës”, thotë Sinani
Nga ana tjetër. Aleksandar Cvetkoski nga organizata joqeveritare “AGTIS” për Radion Evropa e Lirë thotë se ndjesia e të qenit i paprekshëm bën që struktura të caktuara politike të jenë të pandërgjegjshëm në postet që drejtojnë.
Cvetkoski thotë se praktika ka dëshmuar se politikëbërësit që drejtojnë institucione të caktuara përmes kapitalit mund të korruptojnë prokurorët, gjykatësit madje dhe shumë struktura të pushtetit.
“Zotimet e kryeministrit Zaev për drejtësi joselektive paraqesin fjalë boshe për shkak se nuk funksionon shteti i së drejtës”, thotë Cvetkoski.
Gjatë të mërkurës, partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, ka reaguar duke u thirrur në bisedat e publikuara në kanalin You Tube ku dëgjohen zyrtarë të lartë të Qeverisë se si gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale u kanë dhënë urdhër punëtorëve në shtëpitë e shëndetit në Prilep që të votojnë për Stevo Pendarovskin si kandidat i Social-demokratëve.
Nga VMRO DPMNE kanë kërkuar që ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, i cili dëgjohet në këto biseda të japë menjëherë dorëheqje për shkak të ushtrimit të presionit.
Në opinion u paraqitën dhe të ashtuquajturat “bomba” që ndërlidhen me aferën korruptive të sekretarit të Qeverisë, Dragi Rashkovski se ka kurdisur tender për furnizime në kompaninë e fluturimeve.
Asnjë masë juridike nuk është ndërmarrë as ndaj kryetarit të Komunës Shuto Orizare të Shkupit, Kurto Dudush, pas publikimit të përgjimeve në You Tube ku ai dëgjohet se si kërcënon një person të kësaj komune.
Të gjithë zyrtarët pa përjashtim që janë pjesë e përgjimeve të ushtrimit të dhunës fizike apo psikike apo ushtrimit të forcës së pushtetit thonë se janë të pafajshëm dhe do të presin që institucionet të zbardhin rastin./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit
ISHSSH nuk ka konstatuar mangësi në trajtimin e fëmijës në spitalin e Strugës
Mickoski: 15 miliardë denarë investime të reja kapitale për komunat
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze