LAJMI I FUNDIT:

Arritje historike: Maqedonia e Veriut shkon në “Play-Off” – vazhdon ëndrrën për Kupën e Botës

Arritje historike: Maqedonia e Veriut shkon në “Play-Off” – vazhdon ëndrrën për Kupën e Botës
Foto: uefa.com

Maqedonia e Veriut mban gjallë shpresat për Kupën e Botës Katar 2022.

Skuadra ballkanase bëri historinë në grupin J duke shkuar në Play-Offin falë fitores 3-1 ndaj Islandës.

Ishte lojtari me orgjinë shqiptare, Alioski ai që shënoi golin e parë për vendasit.


Foto: uefa.com

Gjithçka u vendos në barazpeshë nga Thorsteinsson, por fantazisti i Napolit, Elmas vulosi gjithçka me një dygolësh të tij duke e mbyllur takimin në 3-1.

Në sfidën tjetër Rumania nuk e diskutoi Lihtenshteinin në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 2-0. Ishte Man ai që zhbllokoi rezultatin në minutat e para të takimit. Më pas rumunët humbën edhe një 11-metërsh me anë të Stanciu, por Bancu i mbylli llogaritë tre minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.

Kështu Gjermania i mbylli me 27 pikë në vendin e parë këto eliminatore, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 18 pikë, 1 më shumë se Rumania. Pavarësisht se është kualifikuar prej muajsh, Gjermania ka fituar 4-1 ndaj Armenisë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori