Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin ka dhënë masën e arrestit me burg për Altin Morinën, ish-efektivin e forcave RENEA, i arrestuar për grup të strukturuar kriminal në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Kujtojmë që Altin Morina, ish-efektivi i RENEA-s, u arrestua të premten për herë të dytë nga Policia e Shtetit.


Sipas burimeve nga SPAK, dyshohet se Morina mbante me vete një armë zjarri të llojit pistoletë.

Morina ishte shpallur në kërkim që nga 17 maji i vitit 2024, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Sipas hetimeve, ai ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonat e Niklës dhe Tapizës gjatë viteve 2019-2020. /euronews.al/