LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet zyrtari i Burgut të Sigurisë së Lartë, iu gjet drogë në vendin e punës

Arrestohet zyrtari i Burgut të Sigurisë së Lartë, iu gjet drogë në vendin e punës

Një zyrtar i Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës është arrestuar të premten në mbrëmje, pasi te i njëjti është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, thuhet se mbrëmë rreth orës 21:35 në Burgun e Sigurisë së Lartë, zyrtari korrektues R.J. me detyrë në Portën 0 është ndalur nga zyrtarët tjerë me detyrë në të njëjtin vend, të cilit i kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike.


“R. J, i është bërë kontrolli trupor, ku në xhep i janë gjetur edhe një paketim me 32 letra për mbështjellje të marihuanës”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Lidhur me rastin menjëherë janë njoftuar prokuroria dhe policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht Policia e Stacionit të Podujevës, e po ashtu edhe zyrtarë policor të Njësitit Antidrogë nga Regjioni i Prishtinës.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit, R.J është arrestuar dhe është dërguar në stacion për intervistim.

“Ndaj të njëjtit, SHKK ka iniciuar procedurat për pezullim nga vendi i punës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës është i fokusuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe substancave narkotike, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsioni”, thuhet në njoftim./Telegrafi/