LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Valdet Berisha, policia falënderon qytetarët për bashkëpunim

Arrestohet Valdet Berisha, policia falënderon qytetarët për bashkëpunim

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me qytetarët kanë arritur të arrestojnë Valdet Berishën i cili ishte në kërkim.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ana e policisë. I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 23.10.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar VALDET (Muharrem) BERISHA, i cili kërkohej për veprën penale: ‘Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve’ Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 25.10.2020,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Pejë. I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orë”, thuhet në njoftim.


Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Valdet Berishës nga Peja
Lexo po ashtu Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Valdet Berishës nga Peja

Policia ka theksuar se rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt. Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnë qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori