LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet sërish zyrtari policor që keqtrajtoi 18-vjeçarin Leotrim Rama – dërgohet në mbajtje për 48 orë

Arrestohet sërish zyrtari policor që keqtrajtoi 18-vjeçarin Leotrim Rama – dërgohet në mbajtje për 48 orë

Dje është publikuar një video-incizim në të cilën shihet polici, Haris Kelmendi, duke i rënë shuplakë një 18-vjeçari, në stacionin policor.

Pas lajmit që bëri bujë në media, dhe reagimit të shoqërisë civile, Prokuroria ka lëshuar urdhër për arrestimin e Kelmendit.

Kjo u bë e ditur nga avokati i të dyshuarit, Naim Rudari.


Zyrtari policor është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të njëjtit i është urdhëruar ndalimi policor prej 48 orësh.

Flet i riu që më 2018 u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi: Në video shihet fundi i maltretimit tim dy orësh
Lexo po ashtu Flet i riu që më 2018 u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi: Në video shihet fundi i maltretimit tim dy orësh

Siç thotë avokati, Kelmendi është i përfshirë dhe duke u hetuar edhe në një rast tjetër, për të cilin theksoi se nuk ka shumë informacione.

Pamje se si u keqtrajtua 18 vjeçari nga zyrtari policor Haris Kelmendi
Lexo po ashtu Pamje se si u keqtrajtua 18 vjeçari nga zyrtari policor Haris Kelmendi

Ndërkaq, viktima e këtij rasti Leotrim Rama, ka dëshmuar në Policinë e Kosovës, se zyrtari policor, Haris Kelmendi ka ushtruar presion ndaj tij për ta ndryshuar deklaratën.

Haris Kelmendi u arrestua edhe me 28 janar nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, por i njëjti u lirua më pas.

Dhuna policore ndaj qytetarëve, sinonim i mungesës së demokracisë
Lexo po ashtu Dhuna policore ndaj qytetarëve, sinonim i mungesës së demokracisë

Në ndërkohë Leutrim Rama në një postim në “Facebook”, ka sqaruar edhe se si ka ndodhur rasti në 2018.

Ai ka thënë se në video-incizim shihet fundi i rrahjes që sipas tij kishte filluar dy orë më parë nga policët.

“Pra, siç shihet ne këtë video 10-15 sekondëshe keqtrajtimi, maltretimi, dhuna psikike dhe fizike këtu ka qenë fundi i rrahjes sime dy orësh nga te gjithë policët e ndërrimit të asaj nate”, ka shkruar ai në Facebook.

Në lidhje me rastin  ka reaguar edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj i cili ka thënë se dhuna policore është sinonim i shtetit të kapur dhe mungesës së demokracisë.

Ai këtë vepër të policit e quajti “Dhunë e shfrenuar barbare ndaj një të ndaluari në stacion të policis”.

“Ky rast doli në publik, sepse kolegët e policit të tërbuar nuk janë mjaftuar vetëm me keqtrajtimin dhe dhunën fizike dhe psiqike ndaj të ndaluarit. Trofeu i tyre ishte inçizimi i tërë kësaj dhune për të kënaqur egon e tyre të sëmurë”, ka shkruar Miftaraj.

Tutje ka shkruar se IKD në vazhdimësi ka kërkuar që në dhomat e intervistimit dhe marrjes në pyetje të policisë dhe prokurorisë të ketë kamera dhe tërë kjo procedurë të inçizohet në audio dhe video. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori