LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten pasdite në Ranillug serbin Dragan Stojanoviq (53), i cili është i dyshuar për krime  lufte në Kosovë.

Lajmin për arrestimin e Stojanoviqit e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Olgica, e cila thotë se bashkëshortin e saj e ka arrestuar patrulla policore e Kamenicës, me arsyetimin se duhet ta ndalojnë me qëllim të intervistimit në stacion policor.

“Mirëpo, mbrëmë përmes telefonit më kanë njoftuar nga Stacioni Policor në Gjilan se bashkëshorti im është i dyshuar për krime luftë dhe se është dërguar në paraburgim në Mitrovicë”, ka thënë Olgica Stojanoviq për RTV Plus, transmeton Telegrafi.


Sipas informacioneve nga policia, Stojanoviq është arrestuar të premtën në bazë të një fletarresti të INTERPOL-it.

Stojanoviq është i punësuar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ranillug. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori