Forcat e rendit në Cologne të Gjermanisë, e kanë arrestuar një lituanez, që ka urinuar para trenit në lëvizje dhe i ngriti shoferit gishtin e mesëm.

Derisa në stacion kishte shumë të pranishëm, ai është zhveshur pranë binarëve, derisa lokomotiva ishte duke iu afruar, transmeton Telegrafi.


Arrestohet foto 2 Urinoi pranë trenit dhe ofendoi shoferin

Për kryerje "vepre të pahijshme në publik", si dhe rrezikimit të bie para trenit, atë e kanë mbajtur një natë në burg.

Shkaku i ligjeve gjermane që mbrojnë privatësinë në masë të madhe, nuk bëhet i ditur identiteti i burrit nga Lituania, vetëm se thuhet që ishte i dehur në momentin që kreu veprën. /Telegrafi/