LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet punëtori i ambulancës, që vriste njerëz për të fituar “para” nga agjencia e funeraleve (Video)

Arrestohet punëtori i ambulancës, që vriste njerëz për të fituar “para” nga agjencia e funeraleve (Video)

Policia siciliane prangosi punonjësin e një ambulance nën dyshimin se kishte vrarë njerëz për të fituar para’ nga një agjenci funerale, të cilën ua sugjeronte më pas familjarëve të personave që vdisnin nën kujdesin e tij.

Dyshimet janë se 42-vjeçari ka injektuar ajër në venat e të paktën 3 pacientëve të sëmurë rëndë në kohën që ata transportoheshin nga spitali drejt shtëpisë. Për çdo kufomë, infermieri i vdekjes besohet të jetë paguar 300 euro. Skandali bëri bujë të menjëhershme në Itali. Policia e arrestoi të dyshuarin pasi një kontakt i saj, ish-pjesëtar i reformuar i mafias së egër siciliane, i dha informacione autoriteteve të qytetit të Katanias dhe një programi televiziv investigativ.

Për rrjedhojë, punonjësi i ambulancës përballet sot me akuzat e vrasjes “me dashje”. Mënyra e injektimit të përdorur prej tij është vdekjeprurëse, duke qenë se shkakton emboli; flluskat e ajrit hynë në venë e më pas transportohen nga gjaku në zemër e mushkëri. 42-vjeçari besohet të ketë përfituar nga tronditja e të afërmve prej lajmit, duke i rekomanduar atyre menjëherë agjencinë funerale të lidhur me mafian vendase, e nga kjo fitonte një komision.


Sipas disa raporteve, skema mund të ketë funksionuar që prej vitit 2012, transmeton tch. Hetuesit po verifikojnë me dhjetëra vdekje në Biankavila, megjithatë vetëm 12 prej tyre janë konsideruar me interes për hetimin e nga këto, tre i janë paraqitur deri tani gjykatës.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Kalo në kategori