LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet prokurori special i Malit të Zi

Arrestohet prokurori special i Malit të Zi

Prokurori special i Malit të Zi, Sasha Çagjenoviq është dërguar në dhomat e paraburgimit, ku do të qëndrojë gjatë 72 orëve të ardhshme.

Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit për krijimin e  një organizate kriminale dhe shpërdorim të detyrës.

Prokurori u dërgua për t’u marrë në pyetje i shoqëruar nga një inspektor gjersa vendimin për paraburgim e ka marrë prokurori special, Millosh Soskiq, raporton rtcg.


Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Shtetit, Vukas Radonjiq, ai është arrestuar për shkak të dyshimit se në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka krijuar organizatën kriminale dhe disa vepra të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun me kohë për veprimet e mëtutjeshme dhe gjendjen e procedurës, dhe posaçërisht theksoj se autoritetet shtetërore, mediat, shoqatat e qytetarëve, fytyrat publike dhe personat e tjerë janë të obliguar t’i përmbahen prezumimi i pafajësisë dhe deklarimi i tyre publik për procedurën është në zhvillim e sipër, të mos cenohen rregullat tjera të procedurës dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedura”, ka thënë Radonjiq.

Arrestimi i prokurorit special është tregues se institucionet e prokurorisë janë duke funksionuar, ka pohuar Lëvizja Qytetare e URA e Dritan Abazoviqit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori