Arrestohet një person për shpërlaje parash dhe mashtrim përmes transfereve bankare

Foto: Ilustrim
Një shtetas i Republikës së Kosovës që jeton dhe vepron në Suedi është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të shpëlarjes së parave, si dhe mashtrim përmes transfereve bankare.
"Sipas informatave zyrtare, i dyshuari dyshohet se ka realizuar veprime të kundërligjshme financiare përmes sistemit bankar, duke shkaktuar dëm material", thuhet në raportin e Policisë.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































