Arrestohet një person nga Radovishi, kërkohej me urdhër qendror


Në orën 06.00 në fshatin Damjan të Radovishkos, zyrtarë policorë nga SPB Radovish kanë ndaluar A.P. (37) nga fshati Damjan.
Ai kërkohej me urdhër qendror të lëshuar nga burgu i Kumanovës për shkak të arratisjes së tij nga ky burg.
A.P. është i dënuar me tetë vjet e dy muaj burg, ndërsa i kishin ngelur edhe dhjetë muaj dënim me burg.
Personi i arrestuar do t'u dorëzohet autoriteteve të burgut./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































