Arrestohet në Prishtinë i dënuari me dy vite burgim për tentim vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dënuar për veprën penale vrasje në tentativë, i cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditës së sotme Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar arrestimin e personit V.C., 69 vjeç, i cili ishte i dënuar me dy vjet burgim për veprën penale vrasje në tentativë.
Pas arrestimit, i dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin gjyqësor.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka riafirmuar përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e veprave penale që cenojnë rendin dhe qetësinë publike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































