LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për trafikim të narkotikëve në Gjilan, policia tregon se çka gjeti në banesën e tij

Arrestohet i dyshuari për trafikim të narkotikëve në Gjilan, policia tregon se çka gjeti në banesën e tij
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës këtë të premte ka arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet për shitblerje të narkotikëve.

Sipas njoftimit, i njëjti gjatë veprimtarisë së shpërndarjes së lëndëve narkotike (kokainës), me qëllim që të mos bije në sy të policisë, ka përdorur një shtëpi me qira dhe njëkohësisht ka shfrytëzuar vetura nga ‘rent a car’.

“Policia e Kosovës gjatë trajtimit të rastit ka ardhur tek konstatimi se i dyshuari, E. F., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar),  me veprimet e tij ka konsumuar veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Sot, më 22.09.2023, policia ka arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në komunikatën për media.


Në koordinim me organet e drejtësisë është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit, ku janë konfiskuar 6.4 gramë substancë, që dyshohet të jetë kokainë, 1.5 gramë, dyshohet të jetë marihuanë, para të gatshme, një veturë dhe pesë telefona celularë.

“Në konsultim me prokurorin kompetent, i njëjti ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të ndalohet për 48 orë”, bëhet e ditur tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori