LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë persona për fajde në Prishtinë

Arrestohen pesë persona për fajde në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar për veprat penale “fajdeja” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Sipas një njoftimi për media, deri më tani janë të ndaluar pesë persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët policia është duke e trajtuar rastin.


Bastiset shtëpia e Sabit Gecit, djali i tij dyshohet për fajde
Lexo po ashtu Bastiset shtëpia e Sabit Gecit, djali i tij dyshohet për fajde

“Po ashtu, pasi ta kemi raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur disa lokacione mëngjesin e sotëm në Prishtinë, duke përfshirë edhe shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci, nën dyshimin se djali i tij merret me fajde. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim