LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen ndërtuesit e hotelit “Mira Mare” dhe “Tropikal”, ku gjetën vdekjen dy vëllezërit nga Kosova

Arrestohen ndërtuesit e hotelit “Mira Mare” dhe “Tropikal”, ku gjetën vdekjen dy vëllezërit nga Kosova

Dy ndërtues informalë janë arrestuar si përgjegjës për humbjet e dy jetëve nën rrënojat e dy hoteleve në Durrës, Hotel “Mira Mare” dhe Hotel ”Tropikal”.

Nën rrënojat e hotel “Tropikal” humbën jetën dy vëllezërit nga Gjilani Shemsedin dhe Isa Abazi

Të arrestuarit akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese.


Ndërkohë burimet bëjnë me dije se mes 8 personave të shpallur në kërkim janë dhe pronarët e hotel “Palma” Arben dhe Dëshira Qato.

Të arrestuarit janë:

Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Plot 17 urdhër-ndalime janë lëshuar mbrëmjen e djeshme nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë të cilët policia deklaron se janë larguar jashtë shtetit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori