Arrestohen dy shtetas të Serbisë në Zubin Potok

Policia dje rreth orës 15:30 në Zubin Potok ka arrestuar një mashkull dhe një femër shtetas të Serbisë.
Të njëjtit me veturë kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Serbi. Gjatë kontrollimit të veturës, u janë gjetur mallra tekstili.
Malli i është dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































