Oficerët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë identifikuar dy raste të kontrabandës gjatë kontrolleve të rregullta në zonën e arritjeve, duke konfiskuar mallra të padeklaruara nga dy pasagjerë.

"Pas hetimeve të detajuara dhe marrjes në pyetje të dy shtetasve të huaj të përfshirë në njërin nga rastet, dy personat e dyshuar janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës", thuhet në njoftim.


Rasti i parë: Një pasagjer me shtetësi shqiptare u kap me 16.7 kg bizhuteri të llojeve të ndryshme në bagazhin e tij. Mallrat nuk ishin të deklaruara sipas rregullave doganore.

470212836 992935576202907 4789448640038996921 n

Rasti i dytë: Një pasagjer nga Kosova u ndalua me dy ora dore të shtrenjta, të padeklaruara dhe ende në paketimet e tyre origjinale, të cilat u zbuluan gjatë kontrollit të bagazhit.

Mallrat e konfiskuara janë nën procedura të mëtejshme doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës.

470207662 992935909536207 8116567130930162193 n

Dogana e Kosovës ka rikonfirmuar angazhimin e saj për të parandaluar çdo formë të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Kontrollet dhe mbikëqyrja në pikat kufitare vazhdojnë të intensifikohen, duke siguruar respektimin e plotë të ligjeve doganore.

470215633 992935199536278 6276270077510410177 n