Sasia e mallit të konfiskuar është rreth 14 kilogramë. Të arrestuarit, edhe pse shtetas rumunë, janë kapur me dy makina, njëra me targa bullgare dhe tjetra lituaneze.

Zyrtarë të policisë shpjeguan se personat e arrestuar shisnin stolitë si ari të vërtetë, duke i mashtruar blerësit. Stolitë, madje mbanin edhe vula, por që sipas policisë janë false.

Policia u ka bërë thirrje njerëzve që të mos blejnë stoli ari në rrugë. Personat e arrestuar do të dërgohen nesër në orën 9 në gjykatë. /ktv/