LAJMI I FUNDIT:

Arrestimet nga Specialja, djali i Fadil Fazliut dhe se babai i tij u arrestua derisa ishte duke shkuar në punë

Arrestimet nga Specialja, djali i Fadil Fazliut dhe se babai i tij u arrestua derisa ishte duke shkuar në punë

Gjykata Speciale është duke kryer disa aksione në Kosovë, ku deri tani raportohet se ka arrestuar Fadil Fazliun, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, transmeton Telegrafi.

Djali i Fadil Fazliut, Fahriu para mediave ka pohuar se arrestimi i babait të tij ka ndodhur derisa ai ishte duke shkuar në punë.


“Fadili ka qenë pjesë e UÇK-së, dhe është vëllaiu i Fahri e Bahri Fazliut. Ka qenë vetëm duke shkuar në punë, tashmë ai ndodhet në zyret e EULEX-it”, tha para mediave ai.

Ndryshe, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti

Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës, me apo pa qëllim i ka udhëhequr Kurti

Lajme
Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

Politikë
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori