Arnold Schwarzenegger solli djalin jashtëmartesor në premierën e serialit "Fubar"

Arnold Schwarzenegger mbajti një mbledhje familjare në premierën e sezonit të dytë të serialit të tij aksion-komedi në Netflix, “Fubar”.
Ai pozoi me fëmijët e tij Katherine (35 vjeçe), Christina (33), Patrick (31) dhe Christopher (27), si dhe me bashkëshortin e Katherine, aktorin Chris Pratt (45), në tapetin e kuq. Të gjithë ishin të buzëqeshur nga veshi në vesh.
Në fotografinë familjare mungonte Joseph Baena, 27 vjeç, i cili gjithashtu ishte prezent në premierë. Joseph është djali i Arnoldit nga një marrëdhënie me ndihmësen e gjatë të shtëpisë, Mildred Baena.

Ndërsa fëmijët e tjerë të Arnoldit nuk u fotografuan bashkë me Josephin në premierë, situata ndryshoi kur bëhet fjalë për Arnoldin. Ai dhe Joseph pozuan së bashku, duke buzëqeshur përpara kamerave.
Joseph nuk erdhi vetëm në premierë; ai shoqërohej nga e dashura e tij, modelja holandeze Mel.
Në vitin 2023, një burim për Page Six tha se Arnold dhe Joseph janë “shumë të afërt”, por shtoi se “fëmijët e tjerë nuk e pëlqejnë Josephin”. Po ashtu, Joseph nuk ishte i ftuar në dasmën e Katherine dhe Chrisit. Burimet thonë se aktori gjithmonë e ka trajtuar Josephin si çdo fëmijë tjetër të tij. Ai thuhet se i ka paguar shkollimin dhe i ka blerë një shtëpi nënës së tij. Sot, Arnold shpesh shihet duke u stërvitur dhe ushtruar së bashku me Josephin. /Telegrafi/




























































