Arne Slot pyetet për të ardhmen e tij - përgjigja e holandezit ishte ndryshe

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka hedhur poshtë shqetësimet për të ardhmen e tij pas humbjes 4-1 në Ligën e Kampionëve ndaj PSV Eindhoven.
"Jo, nuk jam i shqetësuar. Fokusi im është në gjëra të tjera përveçse të shqetësohem për pozicionin tim", deklaroi Slot.
Ai shtoi një notë përgjegjshmërie, duke pranuar se nevojiten përmirësime: "Duhet të bëj më mirë".

Komentet vijnë ndërsa Liverpooli përballet me kritika gjithnjë e më të mëdha pas një serie të vështirë rezultatesh, duke përfshirë humbje të rënda si në garat vendase ashtu edhe në ato evropiane.
Slot, ka pranuar se humbja 4-1 ndaj PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve ishte e vështirë për t’u përballuar, por theksoi disa aspekte pozitive në reagimin e ekipit të ti.
|Pas pjesës së parë, pësuam golin mjaft herët, golin për 2-1. Kishim ende disa raste të mira për të shkuar 2-2, por më pas, 10-15 minuta para fundit, pësuam një tjetër gol”.
“Është e vështirë për t’u pranuar. Pasi pësuam golin e parë, pamë reagimin që dua të shoh – dhe nuk është e lehtë sepse humbëm në fundjavë, një humbje e madhe, dhe pastaj, pas gjashtë minutash, ishim në disavantazh 1-0".

“Mentaliteti që pashë më pas ishte ashtu siç shpreson të jetë, por nuk është gjithmonë e lehtë nëse ke pasur kaq shumë zhgënjime. Rezultati përfundimtar është 4-1 dhe kjo është një tjetër humbje e madhe", ka thënë Slot. /Telegrafi/



















































