“The peaceful decade that set up our current turmoil”, ose “Dekada paqësore që hodhi themelet e trazirave tona të sotme”, titullohet një editorial i kohëve të fundit në ‘The Guardian’ i Jonathan Freedland, gazetar britanik që prezanton edhe një program popullor në BBC Radio 4, i cili i kushtohet historisë.
Duke reshtuar të gjithë ngjarjet e fundit politike, në editorialin e tij Freedland pyet nëse është vërtetë kaq e pakuptueshme që krejt papritur, një grumbull kaotik konfliktesh? Brexit, Trump, Koreja e Veriut, luftërat në Siri, sulmet terroriste në të gjithë kryeqytetet europiane dhe Mbretëria e Bashkuar që përgatitet të votojë, për të katërtën herë në katër vjet.
“Sigurisht, nuk ka asgjë të re në gjithë këtë. Padyshim, nëse tani ndihemi të përmbytur prej ngjarjeve, do të kishim qenë edhe në cilëndo epokë tjetër historike”, shkruan Freedland.
“Por në të vërtetë jo, nuk është kështu. Ka qenë një kohë, jo shumë vite më parë, kur gjërat ishin ndryshe. Po mendoj për atë dekadën e gjatë që shtrihet nga rënia e Murit të Berlinit, në 9 nëntor 1989, deri në shembjen e Kullave Binjake më 11 shtator 2001. Të ‘ngjeshur’ mes fundit të Luftës së Ftohtë dhe fillimit të luftës kundër terrorizmit, vitet nëntëdhjetë sot na ngjajnë me një armëpushim magjik, një dekadë paqeje dhe begatie relative, e çliruar prej anktheve gjeopolitike dhe ekzistenciale që erdhën para dhe pas saj”.
Megjithatë, në atë epokë në dukje të artë, “nën sipërfaqe, pllakat tektonike po lëviznin, duke shkaktuar ato zhvendosje që në fund do të kishin kulmin në tërmetet dhe tronditjet sizmike, të cilat po i shohim sot”.
“Natyrisht, nuk është se luftërat u zhdukën, siç mund ta dëshmojnë popujt e Irakut, Kuvait dhe Ruandës, dhe ata të Ballkanit. Por në pjesën më të madhe të Perëndimit, vitet nëntëdhjetë ishin dekada kur ndjesia e mëhershme dhe aktuale e rrezikut gjeopolitik pësoi zbehje. Francis Fukuyama shpalli “fundin e historisë”, a thua të gjithë konfliktet e mëdhenj ishin zgjidhur dhe liberal demokracia kishte triumfuar”.
Kjo tingëllimë trombash për fundin e asaj që dukej si beteja e të gjithë betejave, sipas Freedland u pasua nga një mendjelehtësi dhe një relaks post-ideologjik: politika ishte më shumë thashethemnajë (mendoni çështjen Levinski, që “tronditi” botën perëndimore). Neo-centrizmi i të majtave europiane që u inaugurua prej Tony Blairit, bëri që hendeku mes forcave të mëdha politike, në krahasim me kundërvëniet epokale të 50 viteve të mëparshëm, të dukej si një grindje në familje. Por lëvizja e pllakave tektonike të globalizimit, po përgatiste terrenin për diçka shumë më serioze.
“Vitet nëntëdhjetë mund të jenë dukur edhe si vite pushimi, në atë kohë. Por ndërkohë që të gjithë flinin, bota ku jetojmë sot po merrte formë. Dhe sot nuk na lë të qetë”, konkludon Freedland. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit
Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?
Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit
"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit