Armando Sadiku shënon supergol nga rreth 30 metra ndaj Baselit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku ka vazhduar me formë të mira dhe gola me skuadrën zvicerane, Lugano.
Lugano ka barazuar në udhëtim te Baseli me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Zvicrës.
Goli i vetëm i mysafirëve është shënuar nga sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku.
Sadiku ka arritur të shënojë një supergol nga një distancë rreth 30 metra në minutën e 67-të të ndeshjes.
Ky gol ishte i epërsisë 1-0 për Luganon, por që nuk mund ta mbanin deri në fund dhe ndeshja përfundoi me barazim.
Ky ishte goli i dytë i Sadikut me Luganon pas rikthimit nga një lëndim që e mbajti jashtë fushave rreth një vit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































