LAJMI I FUNDIT:

Armand Krasniqi: UP ka programe cilësore, problemi është te universitetet tjera

Armand Krasniqi: UP ka programe cilësore, problemi është te universitetet tjera

Profesori universitar, Armand Krasniqi, ka thënë se Agjencia e Akreditimit të Programeve universitare nuk ka përdorur kritere të ashpra.

Ai ka thënë se asnjë pedagog nuk është ndier mirë me situatën e fundit të krijuar rreth akreditimit të këtyre programeve, duke i mbajtur anë Këshillit Shtetëror të Cilësisë, njofton Klan Kosova.

“Universiteti i Prishtinës bën dallim tepër të madh nga universitetet tjera që fshihen pas UP-së dhe e luajnë rolin e zhurmuesit. UP ka programe shumë cilësore dhe tërheqja e disa programeve nuk është fundi i botës. Problemi është të universitetet tjera publike”, ka pohuar ai në Zona e Debatit në Klan Kosova.


“Sikur të vendoseshin kritere më të larta se që ka vendos tash dhe jam i bindur se mbi 50% e programeve do të ishin mbyllur, së pari mbi kriterin e profilit të pedagogëve”.

Krasniqi ka thënë se në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë ka profesor që mbajnë lëndë që kurrë në jetë nuk i kanë dhënë dhe që kurrë në to nuk kanë dhënë një provim.

“Në “Haxhi Zeka” punojnë disa profesor nga shkencat e sigurimeve dhe japin kontabilitet dhe auditim. Është situatë katastrofale”.

“Unë jam i lumtur që jam pjesë e UP –së që nuk e ka bërë asnjëherë këtë gabim. Të cilësia mund të kemi rënie-ngritje por megjithatë duhet të jemi krenar me UP-në. Është diametralisht e kundërt me universitetet tjera”.

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori