Arkeologët që u përballën me një derë u habitën kur zbuluan se ajo të çonte në varrin e familjes mbretërore egjiptiane.

Varri u gjet në sitin arkeologjik Saqqara në Gizë të Egjiptit.


Dhe i përkiste një princi të quajtur "Userefre" ose "Waser Ef Ra", djali i mbretit Userkaf, përcjell Telegrafi.

Userkaf ishte themeluesi i dinastisë së pestë, e cila zgjati nga fillimi i shekullit të 25-të p.e.s. deri në mesin e shekullit të 24-të p.e.s.

Varri ishte fshehur nga një "derë masive false", sipas zyrtarëve egjiptianë.

Dhe zbulimi shënon herën e parë që u gjet një derë e këtij lloji.

Dera ishte “e stolisur me mbishkrime hieroglife që përshkruanin emrin dhe titujt e princit”. /Telegrafi/