Arkeologët zbulojnë fortifikimin e panjohur të Amantias – një kapitull i ri në historinë ilire
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për një zbulim të rëndësishëm arkeologjik në Parkun Arkeologjik të Amantias.
Sipas tij, arkeologët kanë identifikuar murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, një element i panjohur deri më tani, i cili mendohet të jetë ndërtuar në shekullin III para Krishtit dhe të jetë shkatërruar në shekullin VI pas Krishtit.
Ky fortifikim i fuqishëm, sipas Ramës, hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir, duke shtuar një kapitull të ri në historinë e kësaj qendre antike.
Ndërkohë, specialistët kanë kryer edhe ndërhyrje restauruese për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime konservuese mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, duke e pasuruar më tej peizazhin arkeologjik të Parkut Antik të Amantias.






























