Kishte bërë përgatitjet maksimale për ta përfaqësuar vendin sa më denjësisht sivjet në "Eurovision", por që një pandemi globale prishi çdo plan, duke bërë që ky festival këtë vit të anulohet.

Megjithatë, këngëtarja Arilena Ara ka menduar për fansat një surprizë të veçantë, e cila është perfekte dhe ajo që duhej në këto ditë të vështira.


Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Arilena ka paralajmëruar se do të mbajë koncert recital në Sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë.

"Sounds of Silence (Tingujt e qetësisë)" është titulli i këtij koncerti, i cili do të mbahet pa audiencë për shkak të situatës, megjithatë do të transmetohet në të gjitha platformat dixhitale.

"E lumtur të ndaj me ju këtë lajm! Recitali im live, nga Sheshi “Nënë Tereza", shkroi Arilena Ara në mbishkrimin e fotografisë në Instagram, e cila paralajmëronte këtë koncert.

Këngëtarja shkodrane do të interpretojë disa këngë nga repertoari i saj, të cilat janë mjaft të pëlqyera për publikun shqiptar. /Telegrafi/