LAJMI I FUNDIT:

Argeta e popullarizuar me ambalazh të ri (Foto)

Argeta e popullarizuar me ambalazh të ri (Foto)

Argeta, një ndër brendet më të preferuara në këto troje, prodhim i së cilës paraqet sinonim për cilësi kulmore, tani mund të gjendet me ambalazh të ri të sofistikuar dhe me dizajn, por me shije të njëjtë tanimë të njohur.

Ambalazhi i ri mundëson hapje të thjeshtë të cilësisë luksoze tanimë të njohur të pashtetës së preferuar.

E krijuar sipas nevojave të konsumatorëve bashkëkohorë, tani në paketim alumini, Argeta është më e qëndrueshme dhe më e sigurt për mjedisin, në dispozicion për konsumatorët, duke siguruar cilësi premium brenda dhe jashtë.

Përbërësit e zgjedhur me kujdes, erëzat e freskëta dhe copëzat më të mira të mishit e bëjnë që Argeta të dallohet nga pashtetat tjera.

Çdo Argetë duhet të jetë me cilësi kulmore dhe pikërisht për këtë prodhimi bëhet nën kontrollin e rreptë, i cili kontroll e përcjell prodhimin që nga lënda e parë deri te ambalazhi.

Cilësia kulmore e cila është në harmoni me shijen e përkryer, tani është e mbështetur edhe nga ambalazhi i ri modern dhe ekologjikisht i rekomanduar, i cili i vë në pah freskinë dhe cilësinë kulmore të Argetës.
argeta1
Ambalazhi nga alumini është më i lehtë, më i qëndrueshëm, lehtë riciklohet dhe në këtë mënyrë kontribuon në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zbatimin e standardeve ekologjike.

Duke menduar dhe duke u kujdesur për gjeneratat që rriten sot, e duke mos i rrezikuar të drejtat e atyre që do të vijnë në të ardhmen, qëllimi i këtij ambalazhi të sofistikuar është ndikimi më i vogël i mundshëm ndaj mjedisit.

Për këtë arsye Argeta është e përkryer si jashtë ashtu edhe brenda. Cilësinë e lartë dhe sigurinë e dëshmuan edhe nënat në vitin 2013, si gjykatëset më të rrepta të cilësisë së Argetës, të cilat kishin mundësinë ta vizitojnë fabrikën ku prodhohet Argeta.
argeta2
Prodhimi i Argetës është sipas standardeve më të larta ndërkombëtare higjienike në pajtim me sistemet ndërkombëtare HACCP, me të cilat sigurohet niveli më i lartë i sigurisë në procesin e prodhimit. Cilësia kulmore është disa herë e dëshmuar me certifikata të ndryshme dhe shpërblime, ndërsa prodhimet Argeta kanë fituar edhe certifikatën Halal nga Bashkësia Islame për prodhim.

Argeta – brend modern i cili ndjek trendet

Me paketimin e ri, të dizajnuar në pajtim me trendet më të reja, Argeta sërish përforcon pozitën e vet para konkurrencës.

Krahas paketimit të ri ajo ka edhe web faqen e ridizajnuar, në të cilën gjenden përmbajtje të reja dhe një numër i madh i këshillave, të cilat mund ta bëjnë jetën tonë të përditshme më interesante.

Vizitoni web faqen www.argeta-ks.com dhe njoftohuni sërish me brendin Argeta!