Ardita Sinani nga PVD ka shpallur fitoren në Preshevë derisa “Fronti për Ndryshim” del të jetë fitues në Bujanoc.
Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet lokale në Preshevë.
Ajo ka shpallur fitoren dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetje.
“Subjekti ynë politik i ka 4078 vota, PDSH-ja e dyta. Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”, ka deklaruar Sinani.
Sipas Sinanit, ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm.
Ajo ka shtuar se do të qeverisë për katër vjetët e ardhshme “me maturi e përgjegjësi”.
Rezultatet preliminare në zgjedhjet lokale në Preshevë
Partia për Veprim Demokratik – 4078 vota – 11 këshilltarë
Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota – 8 këshilltarë
Alternativa për Ndryshim – 2856 vota – 8 këshilltarë
Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë
Aleanca për Luginën – 1154 vota – 3 këshilltarë
Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota – 1 këshilltar
Lista serbe – 641 vota – 1 këshilltar
Ndërsa Fronti për Ndryshim shpalli fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.
“Në Komunën e Preshevës, pas 8 vitesh fitore të njëpasnjëshme të Alternativës, qytetarët vendosen kësaj rradhe një verdikt tjetër.
Gjithashtu ne Bujanoc, kandidati nga radhët e Alterntivës Arbër Pajaziti është fituesi i zgjedhjeve. Urime Arbërit për fitoren e merituar”, ka shkruar ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi nga APN.
Ragmi Mustafi nga Parti për Veprim Demokratik, që mban pozitën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik, Bislimi, e ka pranuar humbjen në Bujanoc.
“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë. Megjithatë, jam shumë krenarë për punën dhe përkushtimin që keni treguar gjatë gjithë fushatës. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi. Kontributi për idealet dhe aspiratat tona nuk mbaron. Faleminderit nga zemra për çdo përpjekje dhe mbështetje”, ka thënë Mustafi.
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonjë incident serioz . Sipas zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithçka ka shkuar relativisht mirë, me incidente të lokalizuara.
Dalja në votime llogaritet të jetë mbi 30 për qind.
Kujtojmë se nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Presheva ka rreth 43500 votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.
Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt, por me shumicë këshilltarësh.
Në Preshevë në garë kanë qenë 6 subjekte shqiptare dhe 1 të pakicës serbe. Në Bujanoc ndërkaq kanë garuar 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?