Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4

Ardit Stafaj është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 4.
Artisti shqiptar ndodhej që nga fillimi në shtëpi, ndonëse nuk arriti të prek finalen.
Ai ishte më pak i votuar në një televotim që u hap brenda natës, gjatë spektaklit të Big Brother.
Ndërkaq, Elijona Binakaj u shpall finalistja e dytë e këtij edicioni, pas Ludo Lee.
Kanë ngelur edhe tri vende të tjera për finalistët, ku gjithsej do të jenë pesë.
Finalja e madhe e këtij spektakli do të mbahet më 27 shkurt (e premte).
Mbetet për t'u parë se kush do të rrëmbej sivjet çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14 hours ago
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































