LAJMI I FUNDIT:

Ardian Gjini fiton edhe një mandat për të qeverisur në Gjakovë

Ardian Gjini fiton edhe një mandat për të qeverisur në Gjakovë

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar garën e balotazhit për kryetar të Gjakovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare ku tashmë janë numëruar 100 për qind të votave, sipas të cilave kryetari aktual ka fituar 56.06 për qind të votave, apo saktësisht 20 mijë e 254 vota.


Në anën tjetër, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 43.94 për qind ose 15.873 vota. /Telegrafi/