Arda Guler mund ta humbasë Euro 2024, shkak Real Madridi

Arda Guler nuk pritet të rrisë rolin e tij në Real Madrid në sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi turk ka përjetuar një fillim zhgënjyes të karrierës së tij në kryeqytetin spanjoll pasi u bashkua nga Fenerbahce verën e kaluar.
Los Blancos mundi një mori rivalësh evropianë për të siguruar një marrëveshje për 19-vjeçarin shumë të vlerësuar, por ai ka luftuar për qëndrueshmëri në Madrid.
Lëndimet dhe mungesa e besimit kanë luajtur një rol negativ për Gulerin, por problemet duket se janë më të thella.
[related-to url="https://telegrafi.com/tifozet-e-real-madridi-nuk-kane-durim-ancelottin-shkaku-trajtimit-qe-po-ben-nje-lojtar
Carlo Ancelotti ka treguar irritimin e tij me veprimet e fundit të Gulerit për të mos u futur si zëvendësues në ndeshjet e ngushta dhe kjo ka ndikuar më tej në pozicionin e tij.
Pavarësisht se konsiderohet si një yll i ardhshëm për Turqinë, vendi i tij i menjëhershëm mund të jetë në rrezik, pasi luajti vetëm 92 minuta këtë sezon.
Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, pranoi shqetësimin e tij për mungesën e kohës së lojës përpara se të zgjidhte skuadrën e tij për Euro 2024 në fund të sezonit.
“Ai po luan shumë pak, por shpresoj se tani e tutje mund të luajë më shumë, sepse ai ka shumë talent”.
“Ne po e ndjekim me shumë kujdes. Por, unë do të thërras vetëm lojtarët në gjendjen e tyre më të mirë fizike për Euro”, ka thënë Montella për Diario Sport.
Turqia përballet me miqësore kundër Hungarisë dhe Austrisë këtë muaj përpara fillimit të grupit F në Euro 2024 së bashku me Portugalinë dhe Republikën Çeke. /Telegrafi/























































