LAJMI I FUNDIT:

Archos lanson katër tablet të linjës Titanium

Archos lanson katër tablet të linjës Titanium

Archos ka prezantuar një varg të ri të tabletëve Android, të quajtur Archos Titanium, dhe këto modele të reja të pajisjeve mobile vijnë madhësi të ndryshme të ekranit dhe karakteristikave tjera përcjellëse, ndërsa çmimet për modelet më bazike fillojnë prej vetëm 99 funtave.

Të gjitha modelet e tabletëve nga Archos ndajnë specifika përafërsisht të ngjashme, të cilat përfshijnë Android 4,1 Jelly Bean, procesor dual core me 1.6GHz dhe GPU me quad core, ndërsa dallimi kryesor midis modeleve është ekrani.

Archos Titanium 70 vjen me një ekran 7 inç, Titanium 80 përmban një ekran 8 inç, Titanium 101 përmban një ekran 10.1 inç dhe Titanium 97 përmban një ekran 9.7 inç. / Telegrafi /