LAJMI I FUNDIT:

Arbër Zeneli flet për lëndimin e pësuar

Arbër Zeneli flet për lëndimin e pësuar

Arbër Zeneli e ka mbyllur ndeshjen para kohe ndaj Mali të Zi, pas një lëndimi në gju.

Ishte minuta e 39-të e takimit kur atij iu desh ta lëshojë fushën.

U desh që në fushë të futet ambulanca për ta larguar, ndërsa në pjesën e dytë ai shkoi në bankën rezervë me ndihmë të patericave.


Në një deklaratë për Telegrafin, ai tha se nuk e di sa është serioz dëmtimi.

“Momentalisht nuk po e di sa është serioz. Po nisem menjëherë për Prishtinë për kontrolle të detajuara”, ka thënë shkurtimisht Zeneli për Telegrafin.

Pas kontrollove do të dihet saktë koha e mungesës, por në bazë të vlerësimeve të para, ai do të mungojë ndaj Bullgarisë. /Telegrafi/