Në qershor duket se do të ketë një dasmë të madhe në shoubizin shqiptar.

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj do të kurëzojnë historinë e tyre të dashurisë në “Lago di Como” të Italisë dhe do të martohen pikërisht në vendin ku janë martuar edhe Ledion Liço me Sara Hoxhën.


Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos.

unknown 317747852 540268461281383 6331708624261162288 n

Sa i takon ahengut siç mëson Kryefjala.com ajo ja ka besuar më të mirëve, Anxhela Peristeri, Bruno dhe Klajdi dhe i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani.

Nuk dihet ende se kujt ja ka besuar fustanin e bardhë, por me siguri grimin moderatorja ja ka lenë në dorë Arbër Bytyqit.

unknown 317190627 2389515514537854 6976657427225410493 n

Kujtojmë gjithashtu që Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë. /Kryefjala/

unknown 267255939 235374412041842 7806919321019254225 n