LAJMI I FUNDIT:

Arban Abrashi tregon prioritetet e tij për Prishtinën (Video)

Arban Abrashi tregon prioritetet e tij për Prishtinën (Video)

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka theksuar se prioritetet kryesore të tij, nëse qytetarët ia besojnë ta drejtojë këtë komunë, në katër vitet e ardhshme, janë promovimi i zhvillimit ekonomik dhe punësimit, rritja e nivelit të shërbimeve publike, transportin publik, parkingjet si dhe projekte për kulturën rininë dhe sportin.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se projekti i zhvillimit ekonomik të kryeqytetit, nënkupton rritjen e vendeve të punës, që e prekin secilin qytetar, në katër vitet e ardhshme.

“Do ta mbështesim një të ri të e ka një startup biznes, e deri të krijimi i zonave ekonomike, përmes së cilave synohet të sillen rreth 200 investitorë të mëdhenj në Prishtinë, duke e bërë qytetin tonë bartës të zhvillimit ekonomik në vend”, ka shtuar Abrashi.


Ai është ndalur edhe në projektet infrastrukturore, e të cilat lidhen dhe ndikojnë shumë edhe në zhvillimin e Prishtinës, duke theksuar se do të zgjerohet Prishtina nga ‘Rruga B’ dhe Mati, dhe ndërtimi i Prishtinës së re, e cila sipas tij, do të jetë katalizator i progresit ekonomik.

“Do ta zgjerojmë rrjetin e ngrohjes qendrore dhe do ta shtrijmë sa më afër qytetarit, do të investojmë në krijimin e 6 mijë vendparkingjeve të reja, të cilat do të ndërtohen përmes partneritetit publiko – privat”, ka shtuar Abrashi.

Ai ka folur edhe për Ligjin për Prishtinën, planet për Pallatin e Rinisë, qasjen e tij ndaj rinisë, kulturës dhe sportit në kryeqytet. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
Kalo në kategori