Sulmuesi Arb Manaj ka zhbllokuar derbin ndaj Shkëndijës pas 21 minutave lojë.

Me një vollej të lehtë, ylli nga Klina e tundi rrjetën e skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut për t’i dhënë epërsinë Dritës.


Pas një asistimi të Krasniqit, Manaj u gjend në vendin e duhur duke e lënë të befasuar portierin vendas Gaye.

Mbetet të shihet nëse Drita do të arrijë ta ruajë këtë epërsi, ku në rast fitores – atëherë mund të themi se thuajse e ka të sigurt play-offin e Ligës së Konferencës./Telegrafi/

telegrafi sport app