LAJMI I FUNDIT:

Arabi Saudite, femrat lejohen zyrtarisht të ngasin vetura

Arabi Saudite, femrat lejohen zyrtarisht të ngasin vetura

Gratë në Arabinë Saudite, menjëherë pasi hyri në fuqi leja për të drejtuar automjetet, dolën në trafik.

Leja për drejtimin e automjeteve hyri në fuqi pas një ndalimi dhjetëra vjeçar për arsye fetare të parashtruara nga dijetarët islam të vendit.

Kanalet televizive Ihbariyye dhe Al Arabiya, që nga orët e para të zbatimit të vendimit transmetuan pamjet e grave që kanë dalë për herë të parë në trafik.

Me një dekret të publikuar nga mbreti saudit, Selman bin Abdulaziz, më 26 shtator të vitit të kaluar, ishte njoftuar se gratë do të mund të ngasin makina duke filluar nga 24 qershori.

Vizioni për vitin 2030 i Arabisë Saudite synon që përqindja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës të rritet nga 22 në 30 për qind.

Deri më tani në vitet 1990, 2011, 2013, 2014 dhe 2015 ish organizuar fushata me kërkesë që të lejohen gratë të ngasin makina. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori