LAJMI I FUNDIT:

Aprovohet nisma për anëtarësim në Eurimages

Aprovohet nisma për anëtarësim në Eurimages

Me propozim të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, Qeveria e Kosovës ka aprovuar nismën për t’u anëtarësuar në fondin e mbështetjes kulturore të Këshillit të Evropës, “Eurimages” për filmbërësit.

“Ne kemi plotësuar të gjitha procedurat administrative e ligjore” ka thënë Dumoshi “Vendi ynë do të përfitojë shumë në aspektin kulturor. Projektet tona filmike do ta kenë mundësinë e marrjes së fondeve të shumta, si dhe do të rritet bashkëprodhimi filmik me vendet e Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë anëtarësimi ynë në këtë fond do t’i kontribuojë shumë bashkëpunimit të kinemave tona që në të ardhmen të jenë anëtare të rrjeteve të kinemave të Bashkimit Evropian”.