LAJMI I FUNDIT:

Apple do të transmetoj ngjarjen e lansimit të iPhone ‘live’ në Twitter

Apple do të transmetoj ngjarjen e lansimit të iPhone ‘live’ në Twitter

Apple do të transmetojë ngjarjen e iPhone ‘live’ në Twitter për herë të parë sot, pasi gjiganti teknologjik përgatitet të zbulojë telefonin e tij të fundit.

Kompania amerikane e telefonave do t’u lejojë njerëzve të shohin ngjarjen drejtpërdrejt në faqen e medias sociale, duke zgjeruar mundësinë e shikimit dhe duke thyer kështu një traditë të gjatë, që u lejonte shikuesve të shikonin atë vetëm nëpërmjet faqes së internetit të kompanisë.

Apple pritet të përdorë ngjarjen në teatrin Steve Jobs në kampusin Cupertino për të zbuluar deri në tre versione të reja të iPhone.

Një orë e re Apple Watch dhe modeli i ri iPad Pro gjithashtu mund të shfaqen gjatë ngjarjes, sipas analistëve të industrisë.

Më parë këtë vit, Apple u bë kompania e parë për të arritur një vlerë tregu prej një trilion dollarësh.

Megjithatë, gjiganti i teknologjisë përballet me një presion gjithnjë në rritje në tregun e telefonave, me Samsung dhe Huawei midis konkurrentëve të dalluar që tashmë kanë lansuar rivalë të vlerësuar të iPhone këtë vit.

Google pritet gjithashtu të njoftojë një version të ri të telefonit të tyre Pixel, gjatë ngjarjes së lansimit në tetor.

Linja e re iPhone do të shfaqë një version të rifreskuar të iPhone X – që u prezantua vitin e kaluar, së bashku me një pajisje me ekran më të madh dhe një iPhone më të lirë që do të shfaqë gjithashtu panelin me ekran të plotë të iPhone X dhe teknologjinë Face ID.

Ngjarja e sotme e Apple që mbahet në Cupertino të Kalifornisë, fillon në orën 7 pasdite sipas kohës sonë. Për të parë transmetimin e drejtpërdrejt, duhet të vizitoni llogarinë e kompanisë në Twitter duke klikuar këtu/Telegrafi/