Apple do të përditësojë softuerin e iPhone 12 në Francë pasi shitjet në vend u ndaluan për shkak të niveleve të rrezatimit
Apple planifikon që të përditësojë softuerin e iPhone 12 për përdoruesit në Francë pasi rregullatorët e vendit urdhëruan pezullimin e shitjeve të modelit të vitit 2020 mbi shqetësimet rreth rrezatimit.
“Do të lëshojmë një përditësim softueri për përdoruesit në Francë për të përshtatur protokollin e përdorur nga rregullatorët francez. Ne presim që iPhone 12 të vazhdojë të jetë në dispozicion në Francë”, deklaroi të premten për CNN një zëdhënës i Apple.
Agjencia Kombëtare Franceze e Frekuencës, ANFR, të martën urdhëroi një tërheqje të menjëhershme të iPhone 12 nga tregu francez, me arsyen se modeli në fjalë tejkalonte nivelet evropiane të ekspozimit të rrezatimit, transmeton Telegrafi.
ANFR gjithashtu kërkoi që për iPhone 12-shët të cilët veçse janë në përdorim, Apple duhet të përshtat “të gjitha masat e nevojshme korrektuese që t’i sjellë telefonat në përputhje me rregullat sa më shpejt të jetë e mundur” ose duhet t’i tërheq të gjitha pajisjet.
Apple për CNN tha se pezullimi i shitjeve lidhej “me një protokoll specifik testimi të përdorur nga rregullatorët francez dhe se nuk ishte ndonjë problem sigurie”.
“Që prej kur ishte prezantuar në vitin 2020, iPhone 12 është certifikuar dhe njohur se ka përmbushur ose edhe tejkaluar të gjitha rregullat e aplikuara të SAR dhe standardeve në të gjithë botën” bënë të ditur nga Apple.
Sipas rregullatorit francez, SAR është një matës i shkallës të absorbimit të energjisë nga trupi prej burimit i cili është duke u matur. Por ekspertët dhe rregullatorët në përgjithësi thonë se nuk ka vend për shqetësim.
“Pas diskutimeve dhe kërkesave nga ANFR, Apple më ka siguruar se do të shpërndajë një përditësim për iPhone 12 ditët në vijim”, shkroi të premten në profilin e tij në X Jean-Noel Barrot, ministri i Francës për ekonomi dixhitale.
Rregullatori francez po përgatitet që ta testojë shpejt këtë përditësim, “i cili eventualisht do ta sjellë modelin në një vijë me standardet evropiane të aplikuara në Francë” dhe më pas ta lejojë Apple që t’u rikthehet shitjeve shtoi ai.
Pezullimi i shitjeve erdhi në të njëjtën ditë që Apple zbuloi iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro, pajisjet e saj më të reja të produktit ikonik, në ngjarjen e tij kryesore vjetore në Kaliforni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
OpenAl prezanton modelin o3-mini që ‘lë në hije’ DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!
Elon Musk zbulon se sa Bitcoin posedon Tesla
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet