LAJMI I FUNDIT:

Apple do të investojë 1 miliard euro në një qendër të re në Mynih

Apple do të investojë 1 miliard euro në një qendër të re në Mynih

Apple ka njoftuar se do të investojë 1 miliard euro në një qendër të re të dizajnit të silikonit.

Ky njoftim vije dy vite pas një investimi me të njëjtën shifër të cilën ata e kishin bërë në qendrën për studim dhe zhvillim në Munich.

Në fakt, kjo ndërtesë e re trajtohet si një zgjerim i fabrikës ekzistuese pasi që do vendndodhja e saj do të jetë vetëm matanë rrugës.


Apple dëshiron që t’i bëjë bashkë në një vend 2 mijë inxhinierët e saj, në mënyrë që ata të mund të bëjnë punë më efikase me pajisjet moderne, transmeton Telegrafi.

Plani i investimit të Apple në Mynih

Këto përpjekje do të fokusohen drejt zhvillimit të dizajnit të silikonit të personalizuar, çipave të menaxhimit të fuqisë dhe teknologjive të ardhshme “wireless”.

Qëllim kryesor do të jetë përmirësimi i performancës, efikasitetit dhe ruajtjes së energjisë të pajisjeve të Apple.

Me aq shumë para për të cilat po flitet, ishte e pritur që Apple ta bënte një njoftim për një investim aq të madh, dhe nga GSM Arena thonë se ata presin që investime të tilla të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt.

Në pesë vitet e fundit, Apple ka shpenzuar mbi 18 miliardë euro duke bashkëpunuar me më shumë se 800 kompani gjermane dhe ka ofruar vende të shumta pune në vend. /Telegrafi/