LAJMI I FUNDIT:

Apple shet mbi 31 milionë iPhone, rreth 15 milionë iPad

Apple shet mbi 31 milionë iPhone, rreth 15 milionë iPad

Apple sot ka publikuar rezultatet e saj financiare për tremujorin fiskal të vitit 2013, të cilin e përfundoi më 29 qershor 2013. Kompania ka deklaruar se të ardhurat e saj për këtë periudhë kanë arritur në 35.3 miliardë dollarë dhe fitim tremujor neto, i cili ka arritur në 6.9 miliardë dollarë.

Margjina bruto e kompanisë për këtë periudhë ishte 36,9 për qind në krahasim me 42.8 për qind, sa ishte në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Shitjet ndërkombëtare të produkteve dhe shërbimeve të saj përbënin 57 për qind të të ardhurave të tremujorit.

Apple gjithashtu ka njoftuar se ka shitur 31.2 milionë iPhone, një rekord ky i arritur për tremujorin e muajit qershor, në krahasim me 26 milionë njësi të iPhone sa kishte shitur në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Apple gjithashtu tha se ka shitur 14.6 milionë iPad në këtë tremujor, në krahasim me 17 milionë njësi të iPad sa kishte shitur në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Kompania ka arritur të shesë edhe 3.8 milionë kompjuterë Mac, krahasuar me 4 milionë sa kishte shitur në tremujorin e njëjtë të një viti më parë. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Apple mund të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave në vitin 2025

Apple mund të bëhet prodhuesi më i madh i telefonave në vitin 2025

Teknologji
Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Inteligjencës artificiale i është kërkuar të bëjë një fotografi të vetes, rezultatet janë mbresëlënëse

Teknologji
Cyberpunk 2077 tani ka DLSS 3 për të rritur shpejtësinë e kornizave

Cyberpunk 2077 tani ka DLSS 3 për të rritur shpejtësinë e kornizave

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Teknologji
iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

Teknologji
Bashkëthemeluesi i Facebookut ka thënë kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Bashkëthemeluesi i Facebookut ka thënë kriptovaluta Libra do t’i japë investitorëve fuqi të tepruar

Kalo në kategori