LAJMI I FUNDIT:

Apple së shpejti del me 2.5 milionë iPad Pro

Apple së shpejti del me 2.5 milionë iPad Pro

iPad Pro më në fund do të dal në shitje nga Apple gjatë muajit nëntor, ndërkohë thuhet se kompania ka porositur prodhimin e 2.5 milionë njësive të tabletit të saj më të ri.

Kjo sasi është deri diku e vogël për Apple, megjithatë, çmimi fillestar i paisjes mund të ketë ndikuar në sasinë e porositur për prodhim.

Për më shumë, mund edhe të mendohet se kompania Apple është duke u treguar e kujdesshme për lansimin e tabletëve në treg, duke mos dashur që të prodhoj më shumë njësi se sa mund të shiten.

Ndërkohë, çmimi i lartë i iPad Pro mund edhe të sinjalizojë se Apple do t’i limitojë modelet e pajisjes më të re të llojit tablet.
Tani më është bërë e ditur se çmimi fillestar do të jetë rreth 799 dollarë.