LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të vë kamerë në rripin e Apple Watch (Foto)

Apple mund të vë kamerë në rripin e Apple Watch (Foto)

Nëse Apple Watch do të ketë ndonjëherë kamerë, do t’i vihet në rrip.

Kështu së paku tregon patenta, për të cilën ka aplikuar Apple, lidhur me kamerën në këtë orë të zgjuar, transmeton Telegrafi.

Inxhinierët kanë provuar një metodë praktike, që i mundëson kamerës të lëvizë shumë lirshëm dhe të realizojë fotografitë e duhura.

Skicat e patentës, tregojnë se kamera vendoset në rrip, shumë pranë orës dhe lëvizet në pozitat e dëshirueshme për të marrë imazhet, pasta kthehet sërish mbi sipërfaqen e orës.

Të gjitha pamjet që merren, përfundojnë më pas në Apple Watch dhe mund të shpërndahen në pajisje tjera. Me njërën dorë, do të bëhen fotografitë, ndërsa ora e zgjuar është e lidhur për dore, derisa njëjtë ndodhë edhe me realizimin e selfieve.

Derisa në skica shihet se ka dy kamera, në të dy anët e kësaj pajisje, ende nuk dihet nëse do ta shohim në Apple Watch që lansohet me së shpejti me disa opsione shumë të mira. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Teknologji
Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori